Fundi i korrikut solli edhe fundin e Kampit – Shkollës Verore organizuar nga Malteser Shqipëri në plazhin e Velipojës, i cili shënon vitin e 13-të të tij.
Kampi u mbajt gjatë datave 1-27 korrik, me moton: “Keep calm and love Malteser Albania”.
Ai mirëpriti fëmijë Romë dhe Egjiptianë, fëmijë që vijnë nga rrethinat e Shkodrës, nga zonat e thella të Malësisë së Madhe, Tropojës, dhe Pukës, familjet e të cilëve, të përballur me vështirësi sociale apo ekonomike, nuk mund t’u ofrojnë atyre pushimet e dëshiruara. Përveç pushimeve, jetesa në kamp ishte një mënyrë e mirë për t’i integruar këta fëmijë edhe në jetën shoqërore.
Kampi është organizuar në katër turne, me 70 fëmijë dhe 10 vullnetarë për turn. Tri motra Françeskane Misionare të Zemrës së Jezusit nga Tropoja (një për çdo turn) kanë asistuar fëmijët dhe kanë ndihmuar vullnetarët me aktivitetet e ndryshme zbavitëse dhe mësimore.
Gjatë 28-30 qershorit vullnetarët e Malteser kanë ngritur kampin të ndihmuar edhe nga Z. Gregorio Barberi, anëtar i Organizatës Italiane të Urdhrit të Maltës. Gjatë ditëve të kampit, të udhëhequr nga stafi, vullnetarët kanë organizuar dhe drejtuar të gjitha aktivitetet e planifikuara: janë kujdesur për fëmijët, duke ndihmuar në mbajtjen e aktiviteteve të e përditshme, në gatim, në pastrim dhe mirëmbajtjen e logjistikës. Në praninë dhe drejtimin e tyre fëmijët i kanë shijuar pushimet, kanë mësuar e bërë miqësi të reja dhe kanë qenë aktivë në jetën e kampit.
Në fund të çdo turni, për fëmijët janë organizuar shëtitjet me tren dhe aktivitete argëtuese me Miki Maus.
Më 26 korrik, për të gjithë pjesëmarrësit në kamp, është kremtuar Mesha e Shenjtë nga Atë Gazmend Tinaj dhe është përgatitur një koktej. Më pas, vullnetarëve të Malteser iu janë dorëzuar certifikata mirënjohjeje për punën e bërë në Shkollën – Kampin Veror, Velipojë 2014.
Suksesi i Kampit Veror të fëmijëve, u dedikohet edhe Malteser Hilfdienst, grupit të famullisë së Neuss / Gjermani “Hilfe für Albanien” St. Cyriakus-Neuss-Grimlinghausen, Organizatës Italiane të Urdhrit të Maltës, për ndihmën financiare në ngritjen dhe mbarëvajtjen e Shkollës – Kampit Veror, Velipojë 2014, të cilëve Malteser Shqipëri u është shumë mirënjohës.