Turneu kombëtar i futbollit për femra, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, në sezonin 2012 ka arritur në përfundim të edicionit të tij të katërt.
Njëra prej skuadrave pjesëmarrëse është “The Door Albania”. Organizata “The Door” ka kërkuar nga Malteser Shqipëri që të ofrojë shërbimin e ndihmës së parë gjatë ndeshjeve të cilat janë luajtur në qytetin e Shkodrës. Ditën e shtunë, më 1 dhjetor, Malteser Shqipëri asistoi me ofrimin e ndihmës së parë në dy ndeshjet e fundit të sezonit 2012 “The Door” – “Shkëndija D” dhe “Juban Dania” –“Konostudio”.
Malteser Shqipëri ka asistuar në 23 ndeshjet e zhvilluara të kampionatit të futbollit për femra gjatë këtij sezoni, duke ofruar shërbimin e ndihmës së parë.
Po ashtu, Malteser Shqipëri ka asistuar me ofrimin e ndihmës së parë edhe në ndeshjet e zhvilluara për Kupën Internacionale të Pavarësisë për femra U17, të cilat janë luajtur në muajin qershor 2012.
