Është përmbyllur shtegtimi i 35-të Françeskan “Kërkoj fytyrën tënde”, në itinerarin Dushaj – Vau i Dejës – Asizi, nga data 24 korrik – 5 gusht 2015, organizuar nga Fretërit Minorë të Shqipërisë.
Urdhri i Fretërve është themeluar në fillim të shek XIII nga Françesko Giovanni, klerik dhe poet, ndër të parët që ka shkruar në gjuhën italiane.
Shën Françesku u lind në Asizi më 26 shtator 1182 dhe vdiq më 3 tetor 1226. Ndonëse jetoi pak, aktiviteti i tij si klerik dhe poet është intensiv. Papa Gregori IX e shpalli shenj në vitin 1228, kanunizimi më i shkurtër i bërë në historinë e Kishës katolike.
Pasi ka përfunduar itinerarin e parë Dushaj – Vau i Dejës, grupi i shtegtarëve nga Shqipëria i është bashkuar shtegtarëve nga e gjithë bota në Asizi. Gjatë qëndrimit të tyre, ata kanë vizituar kishën e Shën Franceskut, Shën Damianit, Shën Kiarës, kalanë e Asizit dhe disa vende të tjera historike.
Më 2 gusht, për të gjithë shtegtarët, Eprori i Fretërve, Imzot Jorge Enrique Concha Cayuqueo, O.F.M., kremtoi Meshën e Shenjtë.