7 dhjetor: Çdo ditë, ka familje që evakuohen, duke lënë pas shtëpitë e tyre tashmë të pabanueshme për shkak të përmbytjeve. Ata strehohen në konvikte, qendra pritjeje apo edhe në hotele. Familje të shumta të komunitetit Rom janë evakuuar në qendrën e pritjes në Rrenc. Malteser Shqipëri u gjendet atyre pranë me paketa ushqimore.
18 dhjetor: Çdokush që e njeh vuajtjen dhe fatkeqësinë, që ka dhimbje në zemër, është bashkuar për të ndihmuar popullin e Shkodrës dhe të fshatrave përreth në këtë situatë emergjente në të cilën ata gjenden. Mes tyre, Motrat gjermane në Fushë-Arrëz, i ofrojnë Malteser Shqipëri materiale ushqimore për personat në nevojë, në familje ose në qendrat e evakuimit.
19 dhjetor: Në ambientet e zyrës së Malteser Shqipëri, stafi dhe vullnetarë të saj bashkë me 2 vullnetarët e CISOM, përgatisin paketa ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Pakot e përgatitura përbëhen nga materialet e sjella nga motrat e Fushë-Arrëz, CISOM dhe Malteser.