Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në kuadër të aktiviteteve që po organizohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Shkodër, ka organizuar Panairin Shëndetësor me temë “Pranë qytetarit, 100 vjet pavarësi dhe 100 vjet shëndetësi”.
Ky aktivitet i cili përshkoi ditët 19-24 nëntor 2012, u zhvillua në pedonalen kryesore të Shkodrës, me pjesëmarrjen e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë, Departamentit të Infermierisë, Caritas Shkodër, Kryqit të Kuq, Malteser, World Vision etj. Qëllimi i këtij panairi ishte sensibilizimi i popullsisë mbi sëmundjet kronike, parandalimin e CA (gjirit, prostatës, mushkërive, qafës së mitrës), planifikimin familjar, shëndetin e fëmijës, shëndetin oral, dhurimin e gjakut, ofrimin e ndihmës së parë dhe sigurinë në rrugë.
Gjatë këtyre ditëve qytetarë të moshave të ndryshme kanë pasur mundësi të bëjnë edhe ekzaminime si, matjen e glicemisë në gjak, matje tensioni etj. Ditën e shtunë, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë afruar pranë tendës së panairit edhe për të dhuruar gjak.
Malteser Shqipëri ishte e pranishme në këtë panair me vullnetarët dhe stafin e vet, duke ofruar informacione të ndryshme, sipas temave të çdo dite. Ditën e shtunë, vullnetarët kanë pasur mundësi t’u paraqesin qytetarëve edhe sesi jepet ndihma e parë në rast nevoje.