Më 15 dhjetor 2010, ora 19:00, u organizua një pritje lamtumire në hotel Rogner Tiranë, me rastin e largimit të Ambasadorit të Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri, Prof. Dr. Gunther A.Granser.
Në këtë solemnitet morën pjesë Imzot Rrok Mirdita, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Lucian Avgustini, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës dhe President i Malteser Shqipëri, Atë Gazmend Tinaj Provincial i Françeskaneve të Shqipërisë dhe drejtues shpirtëror i Malteser Shqipëri.
Nderonin me pjesëmarrjen e tyre ministra, deputetë, trupa diplomatikë të akredituar në Shqipëri dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Në fjalën e tij të lamtumirës Prof. Dr. Gunther A. Granser theksoi se 16 vite punë kanë qenë vite të frytshme bashkëpunimi që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1994. Në fjalën e tij ai shprehu falënderimet për presidentin e Malteser Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, Imzot Lucian Avgustini, Drejtorin Ekzekutiv Z. Maranaj Marku, Stafin dhe Vullnetarët e Organizatës, si dhe për gjithë bashkëpunëtorët e tij gjatë këtyre 16 viteve.
Malteser Shqipëri mori pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme me 14 vullnetarë dhe stafin e vet.