Nga 24-27 shtator 2013, në Pragë u mbajt takimi i dytë i Rinisë Malteser mbi krijimin e rrjetit EQL të Rinisë Malteser, iniciuar nga Komiteti Drejtues për Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) i Organizatës Humanitare të Urdhrit të Maltës (OMRO).
Dita filloi me një takim në zyrat e Malteser të Republikës Çeke, ku të pranishmit u informuan mbi aktivitetet që zhvillohen. Pastaj vizituan zyrat dhe Kishën e Malteser.
Dreka me përfaqësuesit e Malteser të Republikës Çeke, Shqipërisë, Gjermanisë, Ukrainës, Rumanisë, Hungarisë, Lituanisë, dhe anëtarëve të Komitetit Drejtues të Malteser Ndërkombëtar Z. Axel Dechamps dhe Z. Michael Lulsdorf, ishte një rast për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.
Pasdite grupi udhëtoi në Olomouc, i cili gjendet në pjesën lindore të Çekisë, në krahinën e Moldavisë, qytet me një histori të lashtë.
Dita e parë e workshop-it “Zhvillimi i punës së Rinisë brenda Organizatave të Urdhrit të Maltës në Evropën Qendrore dhe Lindore” u fokusua në qasjet e Punës së Rinisë në EQL; historinë e Punës së Rinisë Malteser në EQL dhe si shihet projekti i rrjetit EQL të Rinisë.
Gjatë ditës së dytë takimi vazhdoi me qëllimet që çdo vend ka në projekt; qëllimet e përgjithshme ndërkombëtare – mbështetja e iniciativës për planet vendore; hapa të mëtejshëm – bashkëndarja e përgjegjësive dhe planifikimi e, në fund sesioni përmbyllës dhe vlerësimet.