Më 18 nëntor 2014, në Budapest, Hungari, projekti Pairs: “Programet efikase për integrimin/përfshirjen aktive të Romëve në Evropën Juglindore”, mbajti takimin e 4rt të Grupit Drejtues dhe takimin e 4rt të Grupit Transnacional të Punës.

Takimi u hap me Pasqyrën e aktiviteteve të Grupit të Punës: rezultatet e dala dhe devijimet nga planet origjinale, dhe vazhdoi me Menaxhimin e Financave dhe mbylljen e projektit (Diskutim mbi përparimin financiar; mbyllja e projektit dhe Auditimi), si dhe Gjetjet e Raportit Përfundimtar.
Diskutimi i tryezës së rrumbullakët u mbajt në lidhje me rezultatet e aktiviteteve të sensibilizimit (prezantimit të përvojave të mira dhe të këqija, mësimet e nxjerra, praktikat e mira të nxjerra etj., nga çdo partner), moderuar nga Malteser Shqipëri; dhe Përmbledhja e rezultateve të Udhëzimeve të Brukselit (nga LP) dhe Konferenca e nivelit të lartë për përfshirjen e Romëve në terren – Përvoja e ROMACT (nga NAR).