Në kuadër të Projektit PAIRS – Programet Efikase për Integrim/ Përfshirjen Aktive të Romëve në Evropën Juglindore, Grupi Ndërkombëtar i Punës së Projektit PAIRS mbajti takimin e tretë në Shkodër, Shqipëri, më 19 mars 2014, i cili u moderua nga Partneri Drejtues duke pasur pjesëmarrjen e partnerëve të PAIRS nga Evropa Juglindore.
Takimi filloi me prezantimin dhe diskutimin mbi Planet e Veprimit Lokal. 1. Fokusimi në statusin aktual, përfshirja e aktorëve, reagimet etj., dhe 2. Vënia në dukje e dy praktikave: “Trajnime mbi leximin e shkrimin dhe aftësitë sociale për Romët” dhe “Çfarë dëshironi të bëni kur të rriteni?”Pastaj u mbajtën diskutime mbi tryezat e rrumbullakëta të organizuara nga palët e pranishme në lidhje me situatën aktuale dhe Workshop-et në vend – duke u përqendruar tek pjesëmarrësit, kuadri i këtyre takimeve dhe mësimet e nxjerra.
“Metodologjia për raportet dhe raporti i përbashkët për sensibilizimin dhe Paraqitja e diskutimi mbi udhëzuesin për Rekomandimet e Programimit në Nivel Kombëtar” dhe “Rekomandimet e Programimit që ndikojnë në skemat e financimit të BE-së / programet e tjera”, ishin diskutimet vijuese.
Përmbledhje dhe Plani i Zbatimit për gjashtë muajt e ardhshëm u ndoqën nga Workshop-e për bashkëpunim të mëtejshëm.
