Me rastin e vitit Evropian kushtuar vullnetarizmit, Bashkia e Shkodrës organizoi një aktivitet me qëllim promovimin e aktiviteteve të shoqërisë civile të qytetit të Shkodrës.
Në këtë event publik, organizuar me dt 27 korrik 2011, nga ora 18.00-21.00 secila prej organizatave pjesëmarrëse që operon në Shkodër pati mundësinë të prezantojë aktivitetin e saj.
Malteser Shqipëri, si një ndër organizatat më të rëndësishme e cila operon në fushën e vullnetarizmit në qytetin tonë, bëri prezantimin e aktiviteteve të saj nëpërmjet fotove, çantës së ndihmës së parë, ambulancat, logjistikës në një nga tendat e vendosura në qendër të zonës pedonale të qytetit.
Në prezantimin e aktivitetit u angazhuan vullnetaret e Malteser Shqipëri Miledi Kukaj, Katjona Ndou në bashkëpunim me vullnetarët e Malteser Hilfdienst Katharina Jonas, Katharina Lang dhe Franz von Strachwitz.
