Të gjithë e dimë mirë se vullnetarët e rinj përfaqësojnë një burim mjaft të rëndësishëm për OJF-të dhe përfshirja e tyre shihet si një faktor i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sociale dhe, nga ana tjetër, përfshirja e tyre kontribuon në zhvillimin e tyre si individë, ashtu edhe në nivelin e tyre personal dhe profesional.

Projekti “Punonjës të rinj të aftë: motivimi më i mirë për vullnetarët tuaj” i adresohet punonjësve të rinj të Organizatave të Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Republikën Çeke, Rumani dhe Ukrainë, të cilat po punojnë me vullnetarë të përfshirë në punë sociale. Projekti udhëhiqet nga partnerët çekë, përfundon në fund të këtij viti dhe financohet nga Erasmus+/agjenci e BE.
Qëllimi i projektit është zhvillimi i kompetencave mes punonjësve të rinj për t’i motivuar vullnetarët e rinj që të përfshihen në punën sociale.
Ndaj, qëllimet e projektit janë:
1. Nxitja e mësimit reciprok për 20 punonjës të rinj nga vendet pjesëmarrëse (Shqipëria, Republika Çeke, Rumania dhe Ukraina) deri në fund të projektit.
2. Krijimi i një toolbox për punonjësit e rinj gjatë 4 vizitave studimore në vendet pjesëmarrëse.
3. Rritja e ndërgjegjësimit të 20 punonjësve të rinj për sa i përket nevojave të vullnetarëve të rinj në punën sociale gjatë projektit.
4. Përditësimi i praktikës së 20 punonjësve të rinj nga vendet pjesëmarrëse në menaxhimin vullnetar në fund të projektit.

Detyra e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës është që të marrë pjesë në tre vizita studimore dhe të organizojë vetë një vizitë studimore në muajin maj.
Në vizitën studimore në Olomouc, ku Malteser ka një qendër të rëndësishme, ishin të pranishëm 5 vullnetarë të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Matës. Në këtë vizitë studimore u diskutua kryesisht mbi:
1. Motivimin e vullnetareve të rinj për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet sociale, dhënien e përgjegjësive, përparimin e tyre personal.
2. Krijimin e një toolbox (aktivitete për të cilat vullnetaret janë më efecientë dhe që përmbushin qëllimet e organizatës).
Gjithashtu, gjatë vizitës janë vizituar tre projekte si dhe bazilika, qendra e Malteser dhe disa pika turistike të qytetit.