Më 2-6 nëntor, 2015, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës mori pjesë në vizitën e fundit studimore të projektit “Punonjës të rinj të aftë: motivimi më i mirë për vullnetarët tuaj”, në të cilën merr pjesë si partnere e Erasmus+. Kjo vizitë studimore u mbajt në Cluj Napocia, Rumani.
Qëllimi i këtyre vizitave studimore ka qenë përmirësimi i kompetencave të punonjësve socialë (të rinj) dhe motivimi i vullnetarëve të rinj në përfshirjen e tyre në aktivitetet sociale, adresuar punonjësve të rinj të Organizatave të Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Republikën Çeke, Rumani dhe Ukrainë, të cilat po punojnë me vullnetarë të përfshirë në punë sociale. Projekti udhëhiqet nga partnerët çekë, përfundon në fund të këtij viti dhe financohet nga Erasmus+/agjenci e BE.
Në këtë vizitë të fundit studimore në Cluj Napocia, Rumani, morën pjesë 5 vullnetarë të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, ku të gjithë pjesëmarrësit punuan për të përfunduar temat e takimeve të Erasmus +, si: vlerësimi, mbikëqyrja, motivimi, përfundimi i Toolbox etj. Gjithashtu u shfaq edhe videoja e Kampit/Shkollës verore, Velipoja 2015, i cili organizohet çdo vit nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës.
Gjatë qëndrimit, pjesëmarrësit mund të shihnin dhe të informoheshin mbi projektet e ndryshme të Organizatës rumune. Një vizitë interesante u bë në ambientet e projektit “Qendra ditore për personat me aftësi ndryshe”.
