
Projekti “Punonjës të rinj të aftë: motivimi më i mirë për vullnetarët tuaj” i adresohet punonjësve të rinj të Organizatave të Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Republikën Çeke, Rumani dhe Ukrainë, të cilat po punojnë me vullnetarë të përfshirë në punë sociale. Projekti udhëhiqet nga partnerët çekë, përfundon në fund të këtij viti dhe financohet nga Erasmus+/agjenci e BE.
Ndaj, qëllimet e projektit janë:1. Nxitja e mësimit reciprok për 20 punonjës të rinj nga vendet pjesëmarrëse (Shqipëria, Republika Çeke, Rumania dhe Ukraina) deri në fund të projektit.
2. Krijimi i një toolbox për punonjësit e rinj gjatë 4 vizitave studimore në vendet pjesëmarrëse.
3. Rritja e ndërgjegjësimit të 20 punonjësve të rinj për sa i përket nevojave të vullnetarëve të rinj në punën sociale gjatë projektit.
4. Përditësimi i praktikës së 20 punonjësve të rinj nga vendet pjesëmarrëse në menaxhimin vullnetar në fund të projektit.
Brenda këtij viti do zhvillohen 4 vizita studimore të Malteser. Deri tani janë zhvilluar 2 prej tyre, në Çeki dhe Shqipëri, me pjesëmarrjen e 5 vullnetarëve prej çdo shteti pjesëmarrës.

1. Motivimin e vullnetareve të rinj për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet sociale, dhënien e përgjegjësive, përparimin e tyre personal.
2. Krijimin e toolbox – it (aktivitete për të cilat vullnetaret janë më efecientë dhe që përmbushin qëllimet e organizatës).
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite u vizitua qendra e Organizatës Shqiptare te Urdhrit të Maltës, ku pjesëmarrësit u informuan më nga afër mbi projektet dhe aktivitetet qe organizata zhvillon, u vizituan tre projekte si dhe disa pika turistike të qytetit të Shkodrës.
Në fund të kësaj vizite studimore pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikata si dhe u fol për vizitën studimore te ardhshme që do të jetë në Ukrainë.