Qendra e Komunitetit dhe Kompetencës / Qendra e Këshillimit dhe e Shërbimit Malteser e ka thelluar më tej aktivitetin e saj në mbështetje të njerëzve të lënë mënjanë, fëmijëve me probleme mendore dhe fizike, të moshuarve të paaftë, njerëzve me pak mundësi, në mënyrë që edhe ata të ndihen të barabartë me personat e tjerë.

Gjithashtu, projekti i kësaj qendre është në fazën e saj të dytë, gjatë së cilës po krijohet një hartë kritike për vendet ku rrugët janë të nevojshme veçanërisht për njerëzit me aftësi ndryshe, trotuare me pjerrtësi, që personat të cilët lëvizin me karrige me rrota apo kanë dëmtime të tjera të lëvizshmërisë, të mund t’i përdorin trotuaret dhe transportin publik më me lehtësi dhe siguri.
Takime informuese dhe sensibilizuese do të organizohen me përfaqësuesit Bashkisë, Shëndetit Publik, OJF-ve, Bizneseve etj.
Në vazhdën e aktiviteteve të Qendrës, në Shtëpinë e Bamirësisë në Laç Vau i Dejës, në të cilën trajtohen persona të moshuar dhe me aftësi ndryshe të të gjitha moshave, është i pranishëm tri herë në javë një fizioterapist, i cili trajton një fëmijë tetraplegjik.
Po ashtu, vazhdojnë aktivitetet e përjavshme të vullnetarëve të Malteser tek Shtëpia Misionaret e Bamirëse Nënë Tereza me fëmijët dhe vajzat me aftësi ndryshe, si dhe tek Qendra e Zhvillimit Shkodër.