Malteser Shqipëri, Bashkia Shkodër dhe Qendra e Zhvillimit Shkodër, pjesë e projektit “Qendër Komunitare dhe Kompetence për persona të privuar nga shoqëria” kanë organizuar një seminar trajnues tre ditor (27-29 maj 2013) me titull: “Fëmijët në spektrin e autizmit”.

Për të referuar në këtë seminar janë ftuar dy eksperte nga Gjermania: Znj. Anita Zacharias, pediatre dhe Znj. Monika Aly, terapiste.
Në ditën e parë seminari do të fokusohet mbi autizmin, çfarë është autizmi, si diagnostifikohet, dhe terapia që duhet ndjekur; në ditën e dytë do të flitet mbi kompetencat sociale dhe komunikimin (sjelljet problematike, mbështetjet e dobishme, emocionet) dhe dita e tretë do të jetë një takim praktik në grupe mbi rastet e fëmijëve autistë, diskutime dhe në fund të ditës do të ketë një kohë konsultimesh me stafin dhe prindërit e fëmijëve autistë.