Java filloi me shi. Një ditë e zakonshme, por prapë ndjehet diçka e pazakontë. Një kalimtari të rastit nuk do t’i shpëtonte ky detaj. Është dita e parë e kopshtit dhe e shkollës.
Ndaj rrugëve sheh prindër me fëmijë të kapur për dore, që nxitojnë drejt kopshteve e shkollave, por edhe fëmijë më të rritur, që kanë ritakuar njëri-tjetrin e me zë të lartë tregojnë për pushimet e tyre verore. Ka fytyra të qeshura, por edhe fytyra me lot në sy…. fëmijët që për herë të parë kalojnë pragun e kopshtit.
Kopshti Malteser ka hapur krahët e vet për të mirëpritur gjithsecilin me radhë. Fëmijët më të rritur, duken më të sigurt e më krenarë teksa përqafojnë mësueset dhe zënë vendet e tyre pranë shokëve më të ngushtë. Ia ngulin sytë disa prej fëmijëve të rinj, të cilët, duke qarë me të madhe, nuk dëshirojnë të shkëputen nga prindërit e tyre. Mbase sjellin ndër mend ditën e tyre të parë në kopsht.
Mësueset janë të emocionuara. Një rifillim edhe për ta. Takojnë prindër të njohur e të rinj, përpiqen të qetësojnë fëmijët e vegjël e kontrollojnë regjistrat me emrat e rinj.
Në grupin e parë do të mësojnë 36 fëmijë prej të cilëve 12 janë të rinj, ndërsa në grupin e dytë 30 fëmijë prej të cilëve 16 të rinj.
Kopshti Malteser vazhdon të ketë veçantinë e vet, pasi edhe këtë vit ka mirëpritur fëmijë prej familjeve me vështirësi ekonomike, fëmijë Rom, autistë dhe nga Qendra e Zhvillimit, duke u ofruar mundësi familjeve të tyre që të ndihen të barabartë në shoqëri!
Falënderimi ynë dhe i prindërve u drejtohet Malteser Hospitaldienst Austri dhe ish Ambasadorit të Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Prof. Dr. Günther Granser, për mbështetjen e tyre financiare, e cila mundësoi hapjen dhe frekuentimin e Kopshtit Malteser.