Fretërit Minorë të Shqipërisë kanë organizuar shtegtimin e 35-të Françeskan me temë: “Kërkoj fytyrën tënde”. Të rinjtë pjesëmarrës do të shtegtojnë në itinerarin Dushaj – Vau i Dejës – Asizi, nga data 24 korrik – 5 gusht 2015.
Që vitin e kaluar, në mesin e të rinjve shtegtarëve kanë qenë edhe vullnetarë të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës. Këtë vit, do të marrin pjesë 7 vullnetarë, si dhe autoambulanca dhe Skuadra e Ndihmës së Parë e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, për të ofruar ndihmën e parë në raste të ndryshme emergjence.