Komisioni Baritor Rinor i dioqezës Shkodër-Pult organizoi fazën e fundit të trajnimit të animatorëve.
Programi i përgjithshëm për formimin e animatorëve ka konsistuar në tre fundjava dhe një kamp formimi.

Kampi i formimit, i cili ishte parashikuar si faza finale e trajnimit të animatorëve, është mbajtur për një javë në famullinë e Burrelit dhe aktivitetet janë zhvilluar në ambientet e famullisë. Gjatë kësaj jave kanë marrë pjesë shumë të rinj katolikë.
Tema kryesore e punuar gjatë këtyre ditëve ka qenë Familja e Krishterë (klasifikimi i familjeve, roli i prindërve, krizat, roli i familjes në personalitetin tonë etj.).
Në këtë kamp formimi ishin të pranishëm dhe mjaft aktivë edhe vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës.