Komisioni Baritor Rinor i Dioqezës Shkodër – Pult, ka filluar projektin e formimit të animatorëve për vitin 2014-2015.
Objektivat e këtij formimi janë: ndihmesa në zhvillimin dhe thellimin e njohjeve dhe kompetencave në fushën e animimit dhe në marrjen e iniciativave të cilat janë mbartëse të vlerave të forta njerëzore dhe të zhvillimit në vendet ku ata jetojnë.Programi për formimin e animatorëve konsiston në tre fundjava dhe një kamp formimi. Formimi teorik është i organizuar në fushën sociale, kulturore dhe të animimit, ndërsa formimi praktik bazohet në organizimin e një seri ateliesh reflektimi, krijimtarie, teatri dhe lojërash.
Në formimin e parë i është kushtuar më shumë rëndësi njohjes dhe shkëmbimit të përvojave mes të rinjve pjesëmarrës, grupeve dhe qendrave, si dhe janë dhënë disa njohuri në fushën e aninimit, janë zhvilluar lojëra të ndryshme etj,.
Pjesë e këtij formimi janë edhe Rinia Malteser, duke qenë se është një grup katolik mjaft aktiv në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme të organizuar nga Malteser Shqipëri me fëmijë të moshave të ndryshme të cilët vijnë nga familje të margjinalizuara.