Pasditja e së premtes, 5 dhjetor, ka bërë që mjediset e Malteser Shqipëri të gumëzhijnë nga zërat e të rinjve e vullnetarëve të vet, të cilët janë takuar për të filluar shtegtimin e tyre drejt Medjugories dhe për të mbërritur atje nga mbrëmja.
Pasi kanë pushuar, mëngjesi i ka ftuar që të nisen për në malin e dukjeve “Podbordo”, ku edhe kanë lutur Rruzaren dhe më pas janë nisur për të vizituar qytetin e Mostar. Më pas grupi është ndalur të vizitojë qytetin e Sarajevës, të ndalojë në Dubrovnik, ku ishte parashikuar edhe kalimi i natës. Mëngjesin e së nesërmes të rinjtë kanë pasur mundësi të vizionin qytetin dhe më pas janë kthyer në Shkodër mbrëmjen e 7 dhjetorit.
Të rinjtë kanë kaluar një kohë shumë të veçantë e të këndshme ku jo vetëm kanë pasur mundësi të vizitojnë vendet e ndryshme, por edhe të ushqehen shpirtërisht.



