Në kuadër të projektit “Zhvillimi i punës së Rinisë brenda Organizatave të Urdhrit të Maltës në Evropën Juglindore” për të rinjtë e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës u organizua një vizitë studimore më 27-30 mars në Maltezka Pomoc, Pragë.

Objektivat e Vizitës Studimore ishin:
• Informimi mbi vullnetarët dhe punën e të rinjve në Maltezka Pomoc në Republikën Çeke.
• Prezantimi i punës së Rinisë Malteser në Shqipëri (paraqitur përmes një power point)
• Vizita në Pallatit të Grand Priority dhe Kishën Malteser.

• Informimi mbi ndihmën personale të të rinjve/vullnetarëve në projektin e të moshuarve në Pragë.
Me interes të madh, pyetje dhe diskutime, pjesëmarrësit ndoqën prezantimin e punës së Rinisë Malteser në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit të tyre, vullnetarët u ftuan të merrnin pjesë në Udhën e Kryqit të organizuar në Kishën e Malteser “Zoja nën zinxhirë”.
Në fund të vizitës, u këmbyen dhurata.