Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës është një Organizatë e cila ka si qëllim mbështetjen e personave në nevojë dhe të margjinalizuar pa paragjykim race, feje, apo aftësie.
Pranë zyrës së Malteser ndodhet “Qendra e këshillimit dhe e shërbimit Malteser”, e cila shërben që prej tre vitesh si pikë referimi për personat me aftësi ndryshe, veçanërisht për fëmijët.

Të nxitur nga kjo përvojë e suksesshme me këtë kategori njerëzish, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, DAR, Tv Rozafën dhe Star Plus do të realizojë gjatë muajit prill këto aktivitete sensibilizuese mbi autizmin:

-Punonjësit e Bashkisë Shkodër do të mbajnë një spilë sensibilizuese “Autizmi nuk zgjedh”, në ditën ndërkombëtare të Autizmit, ideuar nga Malteser Albania, DAR dhe Bashkia Shkodër.
-Shfaqjen e spotit sensibilizues në televizionin lokal STAR-plus, TV-Rozafa gjatë gjithë muajit Prill.

-Në bashkëpunim me DAR Shkodër, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës do të organizojë një marshim sensibilizues me pjesëmarrjen e 6 shkollave, i cili do finalizohet me një program artistik të shkollës “3 Dhjetori” përpara Bashkisë dhe një aktivitet sportiv në një nga ambjentet e shkollave pjesmarrëse.
-Do të organizohet një tryezë e rrumbullakët me prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe, “Integrimi i fëmijëve të paaftë”