Nxitja dhe shkollimi i fëmijëve të komuniteteve në nevojë, ka qenë gjithnjë prioritet i Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, Malteser Shqipëri.
Krahas aktiviteteve të ndryshme mjekësore, sociale e të mbrojtjes civile, prej shumë vitesh, Malteser ka lobuar dhe vazhdon të lobojë për nxitjen e shkollimit të fëmijëve të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane.Gjatë vitit 2014, Malteser Shqipëri ka realizuar disa takime sensibilizuese në nivel kombëtar dhe rajonal me qëllim përfshirjen e të gjithë aktorëve në nxitjen e shkollimit të fëmijëve të këtyre grupeve target në sistemin parashkollor dhe shkollor.
Një element i rëndësishëm i kësaj fushate sensibilizimi është edhe një spot, i cili po shfaqet dhe do të vazhdojë të shfaqet edhe gjatë vitit 2015 nga TV kombëtar dhe rajonal: “Së bashku për shkollimin e fëmijëve Romë dhe Egjiptianë”.
Hapni linkun për të parë spotin: http://youtu.be/B-WOUyKEkvE
