Me një popullsi prej rreth 3.1 milion njerëz dhe rreth 7 700 raste të reja të kancerit çdo vit, kërkesa e Shqipërisë për kujdes ndaj kancerit në masë të madhe e tejkalon kapacitetin në dispozicion.
Në kuadër të luftës kundër kancerit, Malteser Shqipëri, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, ka përgatitur, financuar dhe shpërndarë fletëpalosje mbi kancerin e gjirit dhe të mitrës. Gjithashtu, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik në Shkodër, ka organizuar një panair në qendër të qytetit mbi sensibilizimin e grave dhe të vajzave të grupmoshave të ndryshme mbi mënyrat e kontrollit dhe të vizitave për kancerin e gjirit dhe të mitrës dhe ka shpërndarë fletëpalosje.Kjo është një përpjekje për të ndihmuar gratë dhe vajzat e reja në pakësimin e shenjave të kancerit përmes edukimit mbi simptomat dhe trajtimet që duhen kryer.
