Viti 2012 u shpall zyrtarisht si viti i kremtimeve për 100-vjetorin e pavarësisë së të gjitha trojeve shqiptare, 100-vjetorin e themelimit të Shqipërisë së pavarur.
Me rastin e këtij përvjetori, në vazhdimësi të aktiviteteve të zhvilluara nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Shkodër me temë “Pranë Qytetarit, 100 vjet Pavarësi dhe 100 vjet Shëndetësi”, në datat 3 – 9 dhjetor Malteser Shqipëri organizoi ofrimin falas të disa shërbimeve mjekësore si, matjen e presionit arterial, matjen e nivelit të glicemisë, dhe EKG për të gjithë të interesuarit. Këto shërbime u ofruan në disa vende.
Shkodër: dt 3 – 7 dhjetor, në ambientet e shoqatës Malteser, është ofruar matja e presionit arterial, matja e nivelit të glicemisë dhe EKG.
Sheldi: dt 3 dhjetor, në qendrën shëndetësore është ofruar matja e presionit arterial dhe matja e nivelit të glicemisë.
Shkodër: dt 5 dhjetor, në Shtëpinë e të Moshuarve, është ofruar matja e presionit arterial, matja e nivelit të glicemisë dhe EKG.
Bratosh: dt 6 dhjetor, në qendrën shëndetësore, është ofruar matja e presionit arterial dhe matja e nivelit të glicemisë.
Laç Vau-Dejës: dt 7 dhjetor, në ambientet e Shtëpisë së Bamirësisë, është ofruar matja e presionit arterial, matja e nivelit të glicemisë dhe EKG.
Bogë: dt 9 dhjetor, në qendrën shëndetësore, është ofruar matja e presionit arterial dhe matja e nivelit të glicemisë.
Në çdo qendër ishin në shërbim të të interesuarve tre infermierë vullnetarë të Malteser.