Si çdo vit pas mbarimit të Kamp-shkollë verore, në gusht vullnetarët e Malteser Shqipëri rifilluan aktivitetin e tyre gjatë fundjavave për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe vajzat që jetojnë në Shtëpinë e Misionareve të Nënë Terezës në Shkodër.
Edhe gjatë këtij viti vullnetarët e Malteser në gusht kanë rifilluar aktivitetin e tyre, duke shkuar një herë në javë për të ofruar ndihmën e tyre tek Motrat për të përgatitur ushqimet, për të ushqyer fëmijët, për t’i shoqëruar ato në kohën e lirë e për të organizuar shëtitje dhe ekskursione me vajzat.
Vullnetarët e Malteser Shqipëri kanë planifikuar disa aktivitete dhe ekskursione me vajzat me aftësi të kufizuara, gjatë muajit tetor. Çdo fundjavë, rreth 20 vullnetarë marrin pjesë dhe ofrojnë kontributin e tyre pranë Shtëpisë së Misionareve të Nënë Terezës, në aktivitete të ndryshme.