Që prej fillimit të vitit 2007 e në vazhdim, vullnetarët e Malteser Shqipëri, janë angazhuar gjatë fundjavave për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe vajzat që jetojnë në Shtëpinë e Misionareve të Nënë Terezës në Shkodër.
Edhe gjatë këtij viti vullnetarët e Malteser shkojnë një herë në javë për të ofruar ndihmën e tyre tek Motrat për të përgatitur ushqimet, për të ushqyer fëmijët, për t’i shoqëruar ato në kohën e lirë e për të organizuar shëtitje dhe ekskursione me vajzat reja, të cilat jetojnë tek motrat.
Që nga muaji Shkurt 2007, kanë marrë pjesë në këtë shërbim rreth 40 vullnetarë të cilët kanë ofruar kontributin e tyre për rreth 850 orë.
Vullnetarët e Malteser kanë organizuar gjatë muajit Maj (muajit të Zojës) disa aktivitete me vajzat të cilat jetojnë tek Motrat, si shtegtimi te Kisha e Zojës.