Novel influenza A (H1N1) është një virus i ri gripal me origjinë nga derri që së pari u zbulua në prill 2009. Ky virus po infekton njerëzit nga njëri person tek tjetri dhe ka një përhapje të sëmundjes në Shtetet e Bashkuara me një numër rastesh në rritje.
Rastet janë konfirmuar në 30 vende në botë, por sëmundja ka shkaktuar vdekje vetëm në katër vende – Meksikë, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Kosta Rika.
Në çdo vend po merren masa për ata që janë infektuar dhe masa parandaluese për të tjerët. Një nga mënyrat e parandalimit të këtij gripi është edhe shpërndarja e fletëpalosjeve me informacion mbi virusin dhe mënyrat e përkujdesjes.
Malteser Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Drejtorinë e Shëndetit Publik, Qarku Shkodër, ka publikuar fletëpalosje me disa të dhëna dhe informative dhe parandaluese: Çfarë është pandemia e gripit; Pandemitë e gripit deri në ditët e sotme; efektet e pandemisë së gripit; Simptomat; Rrugët e infektimit; Mbrojtja; Numrat e kontaktit etj.