Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Ndërmarrjes Sociale në Shqipëri”, Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me OJF-të që veprojnë në qytetin e Shkodrës, ka organizuar në paraditën e 16 dhjetorit, në qendrën e qytetit “Christmas Market”, edicionin e katërt të Panairit të OJF-ve dhe Sipërmarrjeve, i cili është oganizuar në kuadër të aktivitetit “Shkodra n’Fest”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi dhe njohja nga afër e qytetarëve të Shkodrës me punën e OJF-ve dhe forcimin e njohjes e të bashkëpunimit të vetë OJF-ve me institucionet publike.
Mes OJF-ve të shumta ishte edhe Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës. Vullnetarët e kësaj Organizate i kanë informuar qytetarët e, veçanërisht të rinjtë e interesuar për t’u bërë pjesë e organizatës, mbi rolin dhe veprimtaritë e shumta të saj.