Përfundoi edhe për këtë vit Shkolla – kampi veror “Velipojë 2008”, organizuar nga Malteser Shqipëri për fëmijët rom të lagjeve Iliria e Tejbuna dhe fëmijët nga zonat e thella malore si Bogë, Bratosh, Reç, Sheldi, Dedaj, ku vepron MNSH dhe nga periferitë e Shkodrës, familjet e të cilëve kanë vështirësi ekonomike. Kampi u zhvillua në plazhin e Velipojës nga 25 qershor – 28 korrik.
Projekti i shkollës – kampit veror “Velipojë 2008” kishte për qëllim që të integronte fëmijët rom dhe ata të ardhur nga zonat e thella malore në jetën shoqërore, meqë ata janë pothuajse krejtësisht të përjashtuar dhe për të rritur nivelin e tyre të shkollimit; për t’i përfshirë të gjithë pjesëmarrësit në programin e aktivitetit; për të rritur dijen e tyre në tema sipas programit; për të mbushur disa hapësira të mbetura nga frekuentimi i ulët në shkollë nga këta fëmijë; për të krijuar vetëdijen e të drejtëve të fëmijëve dhe për të gjetur strategji se si të luftojnë punën e detyruar që është e shpeshtë mes tyre; të rrisin vetëdijen e tyre mbi higjienën personale si mjet për të parandaluar sëmundje të ndryshme; për të ofruar zbavitje për fëmijët përmes lojërave e sporteve e për të ndihmuar në krijimin e shoqërive të reja

Kampi është organizuar në tre turne, 10 ditë secili me 35 fëmijë e 10 vullnetarë për çdo turn. Vullnetarët kanë ngritur kampin dhe kanë drejtuar aktivitetet. Fëmijët kanë ndjekur një program edukues dhe argëtues.
Në çdo turn është ndjekur një program shkollor nga stafi dhe vullnetarët e Maltesr dhe kanë organizuar ekskursione në bregdet, duke përfshirë Derdhjen e Bunës dhe Lagunën e Vilunit.
Programi mësimor përfshinte: informim mbi të drejtat e fëmijëve, mësime historie e gjeografie, lexim e shkrim, pikturë, ushtrime të thjeshta matematikore, edukim shëndetësor dhe ndihmën e parë. Përveç kësaj, ishte edhe programi argëtues me aktivitete dhe gara sportive. Të dy programet fokusoheshin në mënyrat e reja të komunikimit mes fëmijëve dhe krijimin e tolerancës e pranimit. Metoda e aktivitetit ishte mësimi përmes pjesëmarrjes por i gërshetuar me shpjegime teorike.
Shkolla-kampi veror u financua nga OSBE.