Pasi kaluan me sukses trajnimin e kursit të Ndihmës së Parë dhe testin përkatës, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Lezhës, kanë marrë Certifikatat e Ndihmës së Parë, dhe nxënësit të cilët kanë marrë pjesë në trajnimin e mëtejshëm si “Skuadra e Trajnuesve” në shkolla, kanë marrë Certifikatat si Trajnues i Ndihmës së Parë

Shkollat e zgjedhura ishin: shkollat 9-vjeçare “Besëlidhja”, “Kosova”, “Gjergj Fishta”, e “Gjergj Kastrioti”, dhe shkolla e mesme “Kolin Gjoka”, me gjithsej 85 nxënës të trajnuar.
Certifikatat iu shpërndanë nxënësve nga Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale, Inspektorja e Arsimit, e cila e ka mbështetur Malteser që me sukses të realizojë trajnimet, dhe përfaqësuesit e Malteser Shqipëri dhe Malteser Hilfsdienst, në prani të drejtorëve dhe mësuesve të shkollave pjesëmarrëse. Shkolla fituese “Besëlidhja” gjithashtu u pajis me setin e ndihmës së parë (laptop, video projektor dhe modularin Anna), që do të përdoret për trajnime të mëtejshme të Ndihmës së Parë në shkolla.
Tashmë në çdo shkollë është e pranishme “Skuadra e Trajnuesve” e Ndihmës së Parë, e cila është e aftë të trajnojë nxënës në ofrimin e Ndihmës së Parë në raste urgjente.