
TIRANË, Shqipëri – Fatkeqësi e madhe ka ndodhur pas një sërë shpërthimesh të fuqishme në një depo municioni rreth 15 km në perëndim të Tiranës të shtunën më 15 mars. Sipas të dhënave zyrtare deri tani, kanë vdekur shtatë njerëz dhe janë plagosur të paktën 244 të tjerë. Shumë shtëpi private të ndodhura pranë janë shkatërrua rëndë nga shpërthimet, të cilat vazhduar për më se dy orë. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, që gjendet pranë vendit të ngjarjes, u detyrua që t’i anulonte fluturimet për 30 minuta, pasi iu thyen të gjithë xhamat e dritareve.
Shpërthimet filluan ndërkohë që skuadrat po zhvendosnin materiale nga bomba të Luftës II Botërore, plumba dhe gëzhoja të ruajtura në bazë, një pikë qendrore i për arsenalin grumbulluar nga ish diktatori stalinist i Shqipërisë. Skuadra përfshinte ekspertë nga një kompani amerikane, caktuar nga NATO për të ndihmuar specialistët shqiptarë për t’u marrë me arsenalin e vjetër. Shpërthimi i parë ishte aq i fuqishëm, saqë u dëgjua edhe në Maqedoni dhe Prishtinë, për të cilën njerëzit menduan se ishte një tërmet i fuqishëm. Italia, Maqedonia, Turqia, Kosova dhe Greqia u kanë ofruar mbështetje autoriteteve shqiptare. Arsyet e shpërthimit mbeten ende të panjohura. (Reuters, Makfax, Focus, Beta, AFP, DPA – 15/03/08)
Departamenti i Mbrojtjes Civil të Malteser Shqipëri ka qenë gjithashtu në veprim. Informacione të mëtejshme do të pasojnë.