Në vazhdën e aktiviteteve formuese që Malteser Shqipëri organizon me vullnetarët e saj, me 19 maj, u organizua një shtegtim në Shenjtoren e Shën Antonit në Laç.
13 Qershori është një datë e rëndësishme për të gjithë besimtarët katolikë, pasi kremtohet festa e Shën Antonit të Padovës. Gjatë gjithë vitit, sidomos gjatë 13 të martave kushtuar Shën Antonit, por edhe gjatë ditëve të tjera të javës, deri me kremtimin e festës, kjo shenjtërore vizitohet nga mijëra besimtarë të të gjitha besimeve, të cilët kane gjetur paqen shpirtërore dhe fizike.
Shtegtimi ishte i programuar sipas planit edukues të vullnetarëve duke marrë edhe pëlqimin e tyre.
Me arritjen e tyre në shenjtërore, vullnetarët u mblodhën dhe bënë një lutje të përbashkët, pastaj secili pati mundësi të bënte lutje personale e të vizitonte ambientet e këtij vendi të shenjtë.
Në shtegtim morën pjesë 12 vullnetarë.