Me 7 qershor, me kërkesën e dom Martin Thompson famullitar i kishës së “Shënkollit” në Shkodër, vullnetarët e Malteser Shqipëri organizuan një shtegtim për personat me aftësi ndryshe në shenjtëroren e “Shën Antonint” në Laç të Kurbinit.
Tre vullnetarë të Malteser të udhëhequr nga motër Kristiana dhe dom Martini ndihmuan personat me aftësi të kufizuar fizike për t’u ngjitur në mal, ku ndodhet Shenjtërorja dhe së bashku janë dhe kanë marrë pjesë në Meshën e Shenjtë, e cila u kremtua brenda në Shenjtërore nga famullitari i Laçit dhe meshtarë të tjerë.Në këtë shtegtim morën pjesë 3 vullnetarë dhe 10 persona me aftësi ndrysher, së bashku me famullitarin dhe motrën françeskane dhe dy përfaqësuesit e kishës së “Shënkollit”.
