Në vazhdimësi të aktiviteteve fetare që organizon Malteser Shqipëri, shtegtimi i parë për këtë vit ishte programuar në Medjugorje.

Gjashtë fëmijë nga ky fshat i vogël që gjendet në jugperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë raportuar një seri të shfaqurit e Virgjërës Mari, që filluan më 24 qershor 1981 dhe ende vazhdojnë edhe sot.
Shtegtimi ynë u udhëhoq nga drejtuesi shpirtëror i Malteser Shqipëri Atë Gazmend Tinaj. Gjashtë vullnetarë dhe dy anëtarë të stafit të udhëhequr nga drejtuesi shpirtëror janë ngjitur në mal duke u lutur deri në afërsi me vendin e shenjtë ku është shfaqur Virgjëra Mari, më pas ata kanë marrë pjesë në meshën e Shenjtë. Mesha u kremtua në kishën e Medugorjes nga Famullitari i Medjugorjes me atë Gazmend Tinaj dhe meshtarë të tjerë.
Gjatë qëndrimit të tyre, ekipi i Malteser Shqipëri ka vizituar ambulatorin e Malteser dhe kolegët e tyre gjermanë në Medjugorje. Në kthim u vizitua katedralja e Mostarit, e cila ishte rindërtuar pas bombardimeve të forcave Serbe gjate luftës së viteve 92- 95.