Fretërit Minorë të Shqipërisë kanë organizuar këtë vit shtegtimin Françeskan të 34-t me temë: “… e ato dhanë fryt njëqindfish”. Ky shtegtim ka disa vite i cili zhvillohet në Shqipëri dhe ka si qëllim pendesën, që do të thotë se çdo shtegtues merr mbi vete të gjitha vështirësitë dhe lodhjen e rrugës, kërkon faljen e mëkateve. Po ashtu shtegtimi karakterizohet nga njohje të reja, bashkëndarje etj,.
Shtegtimi, i drejtuar nga Fra Nuncio, u zhvillua më 25 korrik deri më 3 gusht 2014 në itinerarin Delvinë – Vlorë – Shkodër. Më 24 korrik, shtegtarët kanë mbërritur në Delvinë, ku të nesërmen është mbajtur edhe tërheqja shpirtërore.
Pastaj, gjatë ditëve në vazhdim, shtegtarët kanë përshkuar në këmbë: Delvinë-Lukovë-Borsh-Kuç-Vranishtë-Gjorm-Babicë, kanë arritur në Dajç B.Bunës me tren dhe automjet dhe kanë përshkuar përsëri në këmbë Dajç-Shkodër.
Në mesin e shtegtarëve kanë qenë edhe dy vullnetarë të Malteser Shqipëri, Luçjano Blinishta dhe Mateo Lamnija. Pas një ftese të veçantë të bërë Rinisë Malteser, që si një grup katolik i përkushtuar, zhvillon një veprimtari të gjerë në rajonin e veriut, u zgjodhën pikërisht këta dy të rinj, si vullnetarët më aktivë.
Grupi i shtegtarëve është shoqëruar dhe asistuar gjatë gjithë kohës edhe nga autoambulanca dhe Skuadra e Ndihmës së Parë të Malteser, duke ofruar ndihmën e parë në raste të ndryshme.