Stafi i Malteser Shqipëri organizoi shtegtimin e përvitshëm në kishën e Shna Ndout në Laç. Shtegtimi u udhëhoq nga drejtuesi shpirtëror i Malteser Frà Gazmend Tinaj ofm. Të gjithë së bashku u lutëm për vullnetarët tanë, stafin, të gjithë mbështetësit që me përkushtimin e tyre të ndihmojnë ata më në nevojë.





