Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e të moshuarve përmes një numri aktivitetesh, si, shëtitje në qytet, vizita në muze, monumente dhe shtegtime.
Edhe këtë vit, të rinjtë vullnetarë të Malteser kanë asistuar në shtegtimin e përvitshëm me të moshuarit dhe të sëmurët e Famullisë së Shkodrës për në shenjtëroren e Shën Antonit në Laç – Kurbin, ku janë lutur së bashku dhe kanë marrë pjesë në Meshën e Shenjtë. Kanë qenë 20 të moshuar të shoqëruar në këtë vend të shenjtë dhe të bukur për shqiptarët, të cilët mblidhen në një numër të madh në këtë Shenjtërore gjatë gjithë vitit, sidomos gjatë 13 të martave kushtuar Shën Antonit, që kulmon me ditën e festës së 13 qershorit.
Kontributi i të rinjve tanë për këtë kategori të margjinalizuar dhe për komunitetin në përgjithësi është një aktivitet i rëndësishme me të cilën ne vazhdojmë ta edukojmë brezin tonë të ri me vlerat tona të krishtera.