

Më 6 shtator 2008, në Laç të Vau Dejë – dioqeza e Sapës, u bë shugurimi i Katedrales “E Lumja Nënë Tereza”. Meshën dhe shugurimin i drejtoi Imzot Dodë Gjergji, ish ipeshkëv i Sapës, aktualisht administrator i Kosovës. Bashkëkremtuan Imzot Lucian Avgustini, ipeshkëv i Sapës e Presidenti i Malteser Shqipëri, Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodrës, Atë Gazmend Tinaj, Provinicial i Fretërve Minorë në Shqipëri e Drejtues Shpirtëror i Malteser Shqipëri e shumë meshtarë të tjerë. Mes të ftuarve e besimtarëve të pranishëm, ishte edhe Zonja Rogner, sekretaria e Ambasadës së Urdhrit të Maltës në Shqipëri.
Edhe në këtë ditë të veçantë për Dioqezën e Sapës, Malteser Shqipëri ishte e pranishme me organizimin e ceremonisë festive.