Më 5 janar 2007, në ora 10.00 u bë shugurimi ipeshkvnor i Imzot Lucian Avgustini, në Katedralen kushtuar Nënë Terezës në Laç të Vau i Dejës. Malteser Shqipëri ishte i pranishëm në këtë aktivitet të Kishës në Shqipëri duke ofruar edhe kontributin e saj për disa arsye.
Imzot Lucian Avgustini ka shërbyer për 12 vjet në qytetin e Shkodrës si Famullitar i Katedrales së Shën Shtjefnit dhe Vikar i Përgjithshëm i Dioqezës së Shkodrës. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe drejtuesi shpirtëror i Shoqatës Malteser Shqipëri Ndaj prania e Malteser ishte më se e kuptueshme në këtë ngjarje të madhe të Kishës Shqiptare. Pas pjesëmarrjes në Meshën e Shenjtë, vullnetarët e Malteser ofruan për besimtarët e pranishëm pije dhe ushqime të përgatitura nga ata vetë. Ishin të pranishëm 17 persona dhe gjithashtu ishin në përdorim të aktivitetit në këtë ditë gjashtë makina të Malteser.