
Në kishën katedrale “E Lumja Nënë Tereza” në Laç Vau-Dejës, dioqeza e Sapës, më 5 korrik 2008, u bë shugurimi meshtarak i Atë Zef Bishës S.J. gjatë Meshës solemne të kremtuar nga Ipeshkvi i Sapës dhe Presidenti i Maltesr Shqipëri, Imzot Lucjan Avgustini në bashkëkremtim me Ipeshkvin ndihmës të Shkodrës, Imzot Zef Simonin, përfaqësuesin e Selisë së Shenjtë, pranë Nunciaturës Apotolike në

Shqipëri, Imzot Giovanni Gaspari, Provinciali i Shoqërisë së Jezuitëve nga Italia, Atë Françesko Tata, përgjegjësi i Jezuitëve në Shqipëri, Atë Lello Lanzilli, rreth 70 meshtarë nga e gjithë Shqipëria, motra të kongregatave të ndryshme që veprojnë në Shqipëri, si dhe familjarët, miqtë e dashamirësit e Atë Zefit.
Atë Zef Bisha është jezuiti i parë shqiptar i shuguruar meshtar pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri.
Malteser Shqipëri ishte e pranishme në këtë ditë me organizimin e ceremonisë festive.
Malteser Shqipëri ishte e pranishme në këtë ditë me organizimin e ceremonisë festive.