Dy përfaqësues të komuniteteve Rome që jetojnë në tenda dhe kabina në rrethina të Shkodrës, (bregun e lumit Buna) i kanë kërkuar Malteser Shqipëri që t’i mbështesë në këto ditë të ftohta me dëborë.
Gjatë këtyre ditëve është e pamundur për ta që ta fitojnë bukën (duke lypur, duke mbledhur e shitur skrap e materiale plastike). 40 familje nuk kanë asgjë për të ngrënë. Ata kanë kërkuar mbështetjen e institucioneve por askush nuk i është përgjigjur kërkesës së tyre.Në mjediset e Malteser Shqipëri, stafi dhe vullnetarët kanë përgatitur ushqime për 130 Romë. Ata kanë treguar një vëmendje të veçantë për 65 fëmijë të cilët janë pjese kësaj bashkësie. Që nga ajo mbrëmje Malteser vazhdon të shërbejë ushqim të ngrohtë për këtë komunitet dhe t’i mbështesë ata me ndihmë mjekësore bazë.
