“Maratona e Pavarësisë”, është një aktivitet i cili ka filluar në vitin 2012 nga pasionantë të sportit nga Ulqini dhe Shkodra dhe tashmë është pjesë e programit të hartuar për festimet e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Më 28 nëntor, edicioni i dytë i kësaj maratone, me pjesëmarrës nga Ulqini, Shkodra, Tirana dhe rrethet e tjerë të Shqipërisë nisi nga Shkodra për të mbërritur në Ulqin. Ceremonia e nisjes së garës u zhvillua në sheshin e pedonales pranë bashkisë Shkodër. Para fillimit të garës, kryebashkiaku i Shkodrës, Z. Lorenc Luka dhe deputeti shqiptar i Ulqinit, Gëzim Nimanbegu, bënë përshëndetjet e rastit.
Me kërkesë të Bashkisë Shkodër, Skuadra e Ndihmës së Parë të Malteser Shqipëri bashkë me autoambulancë, ishte e pranishme gjatë krejt garës së maratonës, duke asistuar në momentet e nevojshme.
Me kërkesë të Bashkisë Shkodër, Skuadra e Ndihmës së Parë të Malteser Shqipëri bashkë me autoambulancë, ishte e pranishme gjatë krejt garës së maratonës, duke asistuar në momentet e nevojshme.