Superliga e futbollit shqiptar e filloi sezonin e ri 2013-2014. Kampionati Kombëtar i Ligës Superiore filloi më 24 gusht dhe konsiderohet gara më e rëndësishme futbollistike.
Me kërkesë të SK Vllaznisë, Skuadra e Ndihmës së parë Malteser do të asistojë në ndeshjet që ky Klub do të luajë në shtëpi, në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër. Bashkëpunimi mes Malteser dhe SK Vllaznisë filloi më 1 mars, 2007 dhe vazhdon të shihet shumë i frytshëm mes të dyja palëve.