Në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme sociale që organizon me komunitetin Rom, organizata Malteser Shqipëri organizoi me rastin e festës së gruas dhe ditës së verës një aktivitet social kulturor me gratë e komunitetit Rom në Shkodër. Gjatë këtij aktiviteti morën pjesë një numër i konsiderueshëm i grave dhe vajzave rome, të cilat kaluan disa orë të këndshme nën shoqërinë e muzikës dhe të argëtimit drejtuar nga stafi dhe vullnetarët e Malteser.
Atyre iu afruan edhe pije dhe ëmbëlsira nga vullnetarët që ndihmuan ne realizimin e këtij aktiviteti. Nuk është hera e parë që aktivitete të tilla organizohen nga Malteser për komunitetin rom, veçanërisht për gratë.