Më 3 mars 2007 ishte dita e “Solidaritetit pro shëndetit mendor” në Shkodër. Me këtë rast Organizata Norvegjeze “The Door” organizoi një fushatë për mbledhjen e fondeve. Në këtë fushatë morën pjesë vullnetarë nga organizata dhe grupe të tjera: Parlamenti Rinor, “The Door”, “Malteser Shqipëri”, Ambasada Norvegjeze, Spitali i Shkodrës Shkolla Speciale “3 Dhjetori” për fëmijë me aftësi të kufizuara, Televizioni “Rozafa” dhe Bashkia. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte mbledhja e parave nga njerëz që kalonin rrugës, nga biznesmenë, dyqanet, për t’i përdorur pastaj për nevojat e spitalit psikiatrik. Në qendër të qytetit u dha edhe një shfaqje nga fëmijë, po ashtu ishte organizuar edhe një ekspozitë me punë dore të bëra nga fëmijët e shkollës speciale.
Aktiviteti u zhvillua nga ora 9.00-19.00 dhe të gjithë vullnetarët u përpoqën që të mblidhnin sa më shumë para që të ishte e mundur. Ishin nëntë vullnetarë të Malteser, të cilët ofruan shërbimin e tyre gjatë ditës së “Solidaritetit pro shëndetit mendor” në Shkodër. Ata treguan aftësinë e mbi të gjitha dëshirën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Më 4 mars, gjatë festës së bamirësisë, një falënderim i veçantë dhe diploma iu dhanë të gjithë vullnetarëve që kishin ofruar kohën dhe kontributin e tyre.
