Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës ka zhvilluar këto ditë një trajnim me studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Infermierisë në mjediset e këtij fakulteti.
Trajnimi ka konsistuar në kursin për përdorimin e Defibrilatorit, teori dhe praktikë, si dhe kurs teorie per Mass Casualty Incident. Pjesëmarrës në këtë kurs ishin rreth 40 studentë, të cilët, në fund të këtij trajnimi janë pajisur me certifikatë. Trajnimi u drejtua nga 2 vullnetarë italianë të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, Z. Gregorio Barberi dhe Zj. Emilia Belotti, instruktore e Urdhrit të Maltës në Itali.