Që në vitin 2000 Malteser Shqipëri ka filluar projektin “Një hap më tej për integrimin e Komunitetit Rom në shoqërinë tonë”, i cili konsiston në aktivitete të ndryshme me Komunitetin Rom në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Gjatë këtyre viteve Malteser është përqendruar në integrimin e komunitetit në shoqëri, në ofrimin falas të shërbimit mjekësor, të edukimit shëndetësor, në konsultime dhe mbështetje ligjore. Që të bëjë të mundur realizimin e këtyre aktiviteteve, Malteser Shqipëri ka ngritur një qendër mjekësore dhe një qendër sociale në Fshatin e Paqes në ShkodërSi rezultat i ndërhyrjeve të Malteser, situata është përmirësuar në aspekte të ndryshme të jetës së këtij komuniteti si në atë mjekësor, arsimor dhe shoqëror.
Në vazhdimësi të aktiviteteve të veta, Malteser Shqipëri ka organizuar një aktivitet mbi edukimin shëndetësor me fëmijët e Komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Gjatë aktivitetit, vullnetarët e Malteser, në bashkëpunim me mësueset e shkollës 9-vjeçare “Beato Zefferini”, janë takuar me fëmijët e Komunitetit Rom dhe Egjiptian, u kanë folur dhe i kanë mësuar fëmijët mbi rëndësinë e higjenës personale, mënyrës së veshjes, krehjes, mbajtjes së flokëve etj.
Më pas të gjithëve u kanë shpërndarë shampo për mirëmbajtjen e higjenës së kokës.
