Pranë Qendrës Multifunksionale Malteser Lezhë u zhvillua një takim informues mbi rrezikun e trafikimit të qënieve njerëzore. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë Lezhë, përfaqësues nga fondacioni Mary Ward Loretto si dhe prindër, përfitues të qendrës!
Përmes këtij takimi:
- U theksua roli i familjes në parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve.
- U diskutuan shenjat paralajmëruese dhe mënyrat e raportimit të rasteve të dyshuara.
- Bashkëpunimi institucional në evidentimin dhe referimin e rasteve të mundshme të trafikimit.
#StopTrafikimit #Mbrofëmijët #Ndërgjegjësim






