Më 15 tetor, në Qendrën e Shërbimit Bamirës Hungarez të Urdhrit të Maltës, në Budapest, u mbajt takimi i Ekspertëve Tematikë të Projektit PAIRS.
Në këtë takim morën pjesë Ekspertët Tematikë të Projektit dhe u moderua nga Parteri Drejtues Adam Kullmann. Vendet pjesëmarrëse ishin Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Italia dhe Hungaria.Çdo partner pjesëmarrës i PAIRS u ftua që të prezantonte tri nga rastet më interesante nga vizitat studimore në të cilat kanë marrë pjesë në vendet ku këto raste janë zhvilluar, me qëllim që të tregojnë se përse këto raste janë interesante dhe si mund të përshtaten në çdo vend, duke marrë më pas edhe reagimin e personave që përfaqësojnë rastet e përzgjedhura.
